24 punonjës të META-s janë pushuar nga puna sepse përdorën kuponat e ushqimit me vlerë 25 dollarë për të blerë produkte shtëpiake si pasta dhëmbësh, detergjentë dhe gota vere.
Firma e teknologjisë, e cila ka një vlerë prej 1.2 trilion dollarë dhe zotëron platformën e mesazheve WhatsApp ka zbuluar nga hetimet se ata gjithashtu kishin dërguar ushqimin në shtëpinë e tyre.
Ata qe u larguan nga puna e pranuan fajin, por e kishin veprim të përsëritur. Ndërsa të tjerë që kishin thyer rregullat disa herë morën vetëm paralajmërime.
Ushqimi falas ka qenë prej kohësh një nga përfitimet e punës për kompanitë e mëdha të teknologjisë.
Meta, ushqen stafin nga mensat në zyrat e saj më të mëdha, duke përfshirë edhe atë në Silicon Valley.
Por atyre në vende më të vogla u jepen kupona për të porositur ushqim përmes shërbimeve të dërgesës si UberEats dhe Grubhub.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian për Probizz.al