Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore ku diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe asistencës teknike sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, por edhe projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Ministri Mete u shpreh se projektligji synon hapjen e llogarive me shërbime bazike në bankat e nivelit të dytë për disa shtresa vulnerabël, duke siguruar shërbime me tarifa zero ose të diferencuara për këto shtresa.
Gjithashtu projektligji parashikon tarifa zero për kryerjen e disa shërbimeve që konsiderohen bazike si: hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave si dhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, si: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit, etj.
Pas diskutimit nga deputetët, komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin.