I pranishëm në panelin e diskutimeve në kuadët të Javës Globale të Parasë për edukimin financiar të të rinjeve ministri i Financave Ervin Mete u ndal tek rritja e pagave të mësuesve.
Mete deklaroi se në qershor do të rriten pagat për këtë kategori duke marrë mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë më afro 110 milionë euro.
“Rritja vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit. Kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Financave Ervin Mete.