Qeveria ka marrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit ka deklaruar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
Në punimet e konferencës dyditore mbi Lehtësimin e Tregtisë, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Mete tha se kjo nismë është një mundësi e mirë për të përmbushur synimet e përbashkëta për integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit.
Më poshtë deklarata e ministrit të Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete:
Sot të gjitha ekonomitë po përballen me sfidat që sjellin transformimet digjitale, në përpjekje për t’i kthyer ato në avantazhe, për të reduktuar kostot dhe për të rriturproduktivitetin.
Të kapërcesh kufijtë përmes tregtisë, sot është shumë herë më e lehtë.
Digjitalizimi po u mundëson bizneseve të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë.
Kompanitë, veçanërisht ato të mesme dhe të vogla po përdorin mjete digjitale dhe novatore për të kapërcyer barrierat e rritjes, poadaptojnëmodele të reja që lejojnë kryerjen e transaksioneve komplekse, si dhe popërdorin mundësi alternative financimi.
Kësaj fryme dhe domosdoshmërisë për tëhartuar politika dhe strategji të reja i shërben sot edhe kjo Konferencë Rajonale.Pjesëmarrja e drejtuesve t֝ë nivelit të lartënga shumë institucione dhe organizma ndërkombëtare reflekton rëndësinë e saj.
Mes ekonomistëve, ekspertëve apo politikëbërësve gjithnjë e më shumë po diskutohet nëse ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat tradicionale të tregtisë. Në një kohë digjitale, kur kufijtë po bëhen të padukshëm, shumë kompani po operojnë në mënyrë fleksibël nga vende të ndryshme dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e rregullave të veçanta tregtare që duhet tëzbatohen për transaksione specifike.
Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi Digjitalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë vlerësoikryesisht Shqipërinë në dy aspekte të rëndësishme: tregtinë “pa letra” (paperless trade) dhe atë ndërkufitare (cross border paperless trade), duke e pozicionuar pozitivisht sa i takon “rankimit” për masat që janë marrë dhe zbatimin e tyre (40%-60%).Në të theksohet se adoptimi i standardeve ndërkombëtare, harmonizimi i kornizave ligjore e teknike nëpërmjet një marrëdhënie më të ngushtë ndërqeveritare dhe bashkëpunimi ndërkufitar “pa letra” mbeten thelbësore për krijimin e një ndërveprimi më të madh ndërmjet sistemeve kombëtare.
Në këtë aspekt, qeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit.
Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave doganore mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit dhe mes vetë vendeve të rajonit tonënëpërmjet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s, po plotësohet me masa teknike për heqjen e barrierave jo-tarifore, krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit “One Stop Shop”, njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe përmes një sistemi të integruar të tranzitit.
Në këtë drejtim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur idenë për fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit. Ky propozim kërkon ndërmarrjen e një sërë masash, si dhe iniciativave të tjera, si Korsitë Blu, Korsitë e Gjelbëra, etj.
Shembulli i ‘One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Kosovës, Malit të Zi dhe nga korriku 2023 edhe me Maqedoninë e Veriut, janë modele konkrete zbatimi se si është përgjysmuar koha dhe janë ulur kostot për operatorët ekonomikë mes vendeve të rajonit.
Ndaj kjo konferencë është një mundësi e mirë për të angazhuar edhe doganat e tjera të Ballkanit Perëndimor që të lidhin marrëveshje të ngjashme me shtetet e tyre anëtare fqinje të BE-së.
Po flasim për tregun e përbashkët evropian, me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar.
Mbetet ende shumë për të bërë, por besoj se potenciali ekziston dhe ai duhet shfrytëzuar.
Dialogu Qeveri – biznesështë i rëndësishëm me qëllim përshpejtimin e proceseve për lehtësimin e tregtisë. Anketimet me biznesin,të realizuara së fundmi, japim vlerësime pozitive në këtë drejtim dhe janë inkurajuese për të shtyrë më tej proceset transformuese.
Nga ana tjetër shërbimet e digjitalizuara kanë reduktuar ndjeshëm kontaktet fizike me administratën doganore. Sot, 34 shërbime ofrohen elektronikisht përmes portalit qeveritar e-Albania, ndërsa po punohet për vënien në zbatim edhe të 21 shërbimeve të tjera.
Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, u evidentua edhe në raportin e Bankës Botërore, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore, ku rezultoi se në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%, në zyrat doganore kufitare, me 20%, ndërsa në zyrat doganore të brendshme me 74%.
Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të përmbushur synimet tona të përbashkëta për integrimin ekonomik dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit.
Harmonizimi i procedurave doganore me ato të tregut të përbashkët Evropian ka rëndësi prioritare në këtë drejtim.
Kjo konferencë është një mundësi e mirë jo vetëm për të ndarë vizione dhe ide, por edhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe uroj që të shërbejë si e tillë.