Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith është pritur në një takim zyrtar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Ministri shqiptar i ekonomisë vlerësoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, reformave në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit.
Një temë tjetër diskutimi mes Ministrit Mete dhe Ambasadorit Alastair King-Smith ishte dhe Procesi i Berlinit dhe domosdoshmëria për shtyrjen përpara të tij, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të integrimit të tyre në BE.