Menaxheri i Bankës Botërore u prit në një takim zyrtar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit më datë 26 shtator do të mbahet në Tiranë “Forumi i Ministrave të Ekonomisë”.
Ata e vlerësuan si një mundësi shumë të mirë procesin e Berlinit për zhvillimin ekonomik të rajonit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Banka Botërore u angazhua në mbështetjen e projekteve në tregti dhe transport, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Deri më sot Banka Botërore ka ofruar për Shqipërinë mbi 2.4 miliardë USD financime.