Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë ose 101.5% e planit të të njëjtës periudhë. Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Financave Ervin Mete .
Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +51 miliardë lekë ose +12% më shumë.
Raporti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit paraprak tregon se të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë, 11 miliardë lekë, ose 32.4% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se plani i 9 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.
Burimi: Ministria e Financave