3000 miliarderët e botës duhet të paguajnë një taksë minimale prej 2 % mbi pasurinë e tyre për të mbledhur 250 miliardë paund në vit për luftën globale kundër varfërisë, pabarazisë dhe ngrohjes globale. Deklarata u bë nga ministrat e disa prej ekonomive kryesore në botë .
Në shenjë të rritjes së mbështetjes ndërkombëtare për një taksë ndaj super të pasurve, Brazili, Gjermania, Afrika e Jugut dhe Spanja thonë se një taksë prej 2 % do të mblidhte fondet e nevojshme publike pas goditjeve ekonomike të pandemisë , krizës klimatike dhe konfliktet ushtarake në Europë dhe Lindjen e Mesme.
Ata po bëjnë thirrje që shumë vende t’i bashkohen fushatës së tyre duke thënë se shuma vjetore e mbledhur do të mjaftonte për të mbuluar koston e vlerësuar të dëmit të shkaktuar nga të gjitha ngjarjet ekstreme të motit të vitit të kaluar.
Në një koment për “The Guardian” ministrat thanë se është koha që komuniteti ndërkombëtar të merret seriozisht me trajtimin e pabarazisë dhe financimin e të mirave publike globale .
The Guardian