Ministrja Anila Denaj në një takim me ministrin Arbjan Mazniku dhe 61 Kryetarët e Bashkive diskutuan për punët e përbashkëta, duke nisur nga ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të reja dhe orientimi i fermerëve drejt bashkimit për të ndërtuar ekonomi dhe siguruar më shumë të ardhura për zonat rurale.
Një tjetër fokus është kujdesi për Transumancën, për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për shtegtimin e bagëtive, si një potencial ekonomik dhe trashëgimi e traditës sonë blegtorale.
“Forcojmë urat e komunikimit me pushtetin vendor, për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të nevojave të komuniteteve në zonat rurale”, u shpreh Denaj.