Gruri dhe misri nga Serbia do të lëvizin lirisht në drejtim të tregut dhe konsumatorit shqiptar, në kuadër të marrëveshjes Open Balkan, pavarësisht se për tregjet e tjera ndërkombëtare mund të jenë mbyllur.
Pas lajmit të konfirmuar dje nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca sipërmarrësit kanë nisur të marrin benefitet e para të furnizimit.
Në takimin rastësor me ministren Krifca, Eduard Bregu, President i Kopmanisë Rea’s thotë se ka nisur importi normal i misrit nga Serbia dhe ky është një lajm i mirë për kompaninë e tij të prodhimit të vezëve pasi tashmë e ka të siguruar pjesën e lëndës së parë. Kjo bën që kompanitë të kenë stabilitet dhe mos të luhasin cmimet e vezëve në treg.
“Sapo zbritem ne Rinas dhe me erdhi email-i i pare nga kompania Serbe per zbatimin e kësaj kontrate. Insistova per kete video per ta falënderuar dhe publikisht pasi situata nuk ishte mire por me kete vendim ne gjejme qetësinë por ruajmë dhe stabilitetin e cmimeve ne treg.” ka deklaruar Z.Bregu.
Bregu tregon përpjekjet e tij për t’u furnizuar me misër përpara se të arrihej marrëveshja që sjell Open Balkan.
“Sapo morem vesh lajmin qe kontratat per miser u pezulluan. U nisem dhe takuam kompanite qe kemi nënshkruar kontratat dhe shoh aty kompani shume prestigjioze qe punojnë prej 20 vitesh nuk respektojnë kontratat e tyre, kontrata qe jane te siguruara nga kompani prestigjioze ne Evrope. I kemi kontaktuar dhe na thone qe s’mund te bejme asgje sepse eshte nje vendim qeverie. Ne mengjes lexoj nje lajm nga portalet Shqiptare ku thote qe ministrja jone dhe ministri serb kane bere nje takim, dhe serish eshte hapur. Rikontaktoj kompanite dhe shoh qe nuk eshte e vërtetë dhe me thone qe ne serbi funksionon me ligje dhe jo me portale. Rastësisht takoj ministren ne aeroport pak me ton te ngritur dhe i mërzitur qe nuk eshte reagimi qe duhet sepse shqetësimin e kisha goxha te madh dhe me thote qe gjithçka do te rregullohet. Sapo zbritem ne Rinas dhe me erdhi email-i i pare nga kompania Serbe per zbatimin e kësaj kontrate.”- sqaroi Presidenti Rea’s.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministri serb i bujqësisë, Branislav Nedimovic kanë konfirmuar dje hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Takimi mes dy ministrave për garantimin e funksionimit të marrëveshjes Open Balkan, veçanërisht për tregtinë e lirë të mallrave ushqimorë, vjen në një moment të vështirë për tregjet të cilat janë bllokuar nga lufta në Ukrainë./ProBizz.al