Monedha europiane ka pësuar rënien më të madhe që nga muajt e verës. 1 euro këtë të martë është blerë me 103.7 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë.
Po ashtu edhe dollari amerikan ka regjistruar rënie e cila u ble në pikat e këmbimit valutor me 106.8 lekë dhe u shit prej tyre me 107.7 lekë .
Nga të dhënat e tregut valutor me pakicë, të gjitha monedhat e huaja këtë të martë shënuan zhvlerësim në raport me Lekun.