Vendimi i papritur i Elon Musk për të pushuar nga puna punonjësit që drejtonin biznesin e karikimit të automjeteve elektrike të Tesla-s, ka prekur edhe prodhuesit e automjeteve që po përgatiteshin për të pajisur automjete të reja elektrike për klientët që të përdorin rrjetin Tesla Supercharger, thanë zyrtarët e industrisë.
Për momentin, General Motors (GM.N)Ford (F.N) dhe prodhues të tjerë të automjeteve që arritën marrëveshje vitin e kaluar për t’u dhënë klientëve akses në rrjet thanë se nuk po ndryshojnë planet e tyre.
Vendimi i Tesla-s për të hapur rrjetin e saj për prodhuesit rivalë të EV-ve u përshëndet nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe hapi derën që Tesla të merrte subvencione federale për të zgjeruar shtrirjen e sistemit të saj të Standardeve të Karikimit të Amerikës së Veriut (NACS).
Vendimi i Musk për të shkarkuar kreun e biznesit, Rebecca Tinucci, dhe shumicën ose të gjithë stafin që operonte dhe mirëmbante sistemin, sipas dy ish-punonjësve dhe postimeve të shumta në LinkedIn, i la zyrtarët e prodhuesve të automjeteve dhe furnizuesit e Tesla të pasigurt për të ardhmen.
Në një reagim në rrjetin social X Tesla tha se prodhuesi i makinave ende planifikon të zgjerojë rrjetin Supercharger.
Reuters