Në 1-vjetorin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli për objektivat e arritura lidhur me fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri.
Ajo tha se të rinjtë përbëjnë 22% të popullsisë së Shqipërisë dhe vizioni i qeverisë shqiptare është të largojë ikjen e tyre jashtë vendit.
“A mundet qeveria ta ndalojë largimin e të rinjve? Këto janë pyetje që zënë vend në çdo bisedë dhe përgjigjja është e qartë, jo. Qeveria as nuk duhet, dhe as nuk mundet e vetme të ndalojë largimin e të rinjve, por duhet të punojë me shpejtësi për të ndërtuar mundësi që të rinjtë ta gjejnë veten si partner aktiv në zhvillimin e Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Gjithashtu ministrja Muzhaqi deklaroi se vazhdimisht janë mbështetur me fonde të rinjtë dhe është krijuar agjensia e startup-ve.