Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet botërore. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një fuçi naftë u shit nën 68 dollarë nga 72 dollarë që ishte të martën.
Më këtë shifër nafta shënon vlerën më të ulët të muajve të fundit . Të njëjtën situatë paraqet edhe bursa e Londrës . Ari i zi i papërpunuar kapi shifrën 72 dollarë dukë pësuar rënie më gati 10 dollarë në krahasim me një muaj më parë.
Sipas ekspertëve të fushës lëvizja e bursave ndodh për disa arsye siç është
rritja e prodhimit nga vendet jashtë OPEC si dhe nga rënia e kërkesës për naftë e ndikuar nga frika e inflacionit.