Princi Philip, Duka i Edinburgh, ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare! Lajmin e ndarjes nga jeta e ka konfirmuar vetë pallati i Buckingham-it, mëngjesin e sotëm (e premte, 9 prill) në Windsor Castle.
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”-shkruhej në njoftim.
Ai do të mbushte në qershor 100 vjeç. Ikja e tij është humbje e madhe për familjarët dhe për gjithë monarkinë./ProBizz.al/