Në Itali nuk do lejohen fëmijët të përdorin telefonat celularë. Dekreti është lëshuar nga administrata e kryeministres Giorgia Meloni.
Sidoqoftë, tabletat dhe kompjuterët laptop mund të përdoren me pëlqimin e mësuesve.Ndalimi i telefonisë celulare synon të përmirësojë sjelljen e nxënësve. Për më tepër, nxënësit e shkollës duhet të inkurajohen që të përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit.
Gjithashtu në shkollë eshte futur kalendari shkollor në të cilin detyrat e shtëpisë duhet të shkruhen me dorë duke i lejuar prindërit të gjurmojnë arsimimin e fëmijëve të tyre.
Qëllimi është që fëmijët të mësohen me stilolaps dhe letër përsëri.
Ndalimi i celularëve në shkollat italiane ka disa vite që është në fuqi, por nuk është zbatuar . Edhe shtetet të tjera kanë prezantuar masa të ngjashme që ndalojnë përdorimin e celularit në shkolla.