DENAJ : I SHËRBEJNË PËRMIRËSIMIT EKONOMIK
Në seancën e radhës parlamentare Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj prezantoi përpara deputetëve Aktin Normativ me ndryshimet përkatëse që shoqërojnë Buxhetin 2020, si edhe disa ligje të rëndësishme që lidhen me: Fiskalizimin, Shkëmbimin Automatik të Informacionit dhe Procedurat Tatimore.
Gjatë fjalës së saj Ministrja Denaj theksoi se : “Ndryshimet që kemi parashikuar bëjnë të mundur përdorimin maksimal të funksionit stabilizues të buxhetit të shtetit, si intrument kryesor për të amortizuar një pjesë të efekteve të forta negative, por edhe si një mundësi shtesë për shumë projekte të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare”.
Pasoajt e pandemisë pritet të reflektohen edhe në ekonomi sipas kalkulimeve të bërë nga përfaqësues të qeverisë.
“Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje reale negative prej -4.3%, për vitin 2020, e cila pritet të pasohet nga një rritje e lartë pozitive në 3 vitet e ardhme, edhe si rrjedhojë e zhvillimeve në vend, rritjes së investimeve dhe nxitjes së konsumit.”-tha Denaj
Sipas Ministres Tkurrja e pritur në investimet private pritet të kompensohet nga një nxitje e fortë e investimeve publike, jo vetëm me investimet publike tipike në infrastrukture që këtë vit janë planifikuar rreth 16% me tepër se një vit më parë, por edhe nga investimet publike për ri-ndërtimin nga tërmeti, duke mbajtur kështu një premtim të qeverisë Rama për rikuperim të menjëhershëm.