Duke filluar nga muaji tjetër do të hyjë në fuqi marrëveshja e pensioneve midis vendit tonë dhe shtetit Italian.
Në Fletoren Zyrtare është botuar marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore, e ratifikuar përfundimisht nga të dyja palët. Kjo marrëveshje është nënshkruar në shkurt të këtij viti, midis ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë.
Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe shtetas italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri, pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve. Kjo bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet.