Në gjysmën e dytë të vitit do të rriten pagat e punonjësve të bashkisë
Qeveria po punon që në gjysmën e dytë të vitit 2024, të rrisë në mënyrë domethënëse pagat e punonjësve të bashkive për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Deklarata u bë nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.
Ky i fundit tha se edhe bashkitë duhet të bëjnë pjesën e tyre duke siguruar një personel të kualifikuar dhe të trajnuar që ka rezultate në mbledhjen e të ardhurave dhe në trajtimin me dinjitet të qytetarëve tanë.
Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Ministrisë së Financave u diskutua edhe për përmirësimin e ndarjes së transfertave që qeveria u jep pushtetit vendor ku për herë të parë do prezantohet financimi mbi bazën e performancës.
Sipas tij bashkitë që do të kenë rezultate më të mira do të marrin më shumë para.