Këtë 30 vjetor kanaçet e Coca-Cola kishin të stampuar zemrën e shqipes dykrenare, dhuruar nga kryeministri Edi Rama prej koleksionit të tij.
Mbrëmjen e djeshme u organizua një festë e madhe , me pjesëmarrjen edhe të këngëtares Elvana Gjata ndërsa disa pamje nga aktviteti u shpërndanë në rrjetet sociale të kreut të qeverisë shqiptare.
I pranishëm në këtë 30 vjetor Rama tha se ardhja e Coca-Colës në Shqipëri ishte si një lajmëtare e lirisë së vendit dhe rënies së komunizmit.