Arritjet e Prelvukaj dhe Sinanaj që kur ata arriten në këtë vend janë dëshmi se ëndrra amerikane është ende një realitet.
“Benjamin Steak House” nga Nju Jorku, hap vendndodhjen -lokalin e saj të tretë në Tokio – Japoni, pa shumë “zhurmë” nëpërmjet një partneriteti me Strategic Performance Group. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, z. Naim Dedushaj , i cili është Drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.
Ndërsa, Strategic Performance Group , shkruan se :”Me një qëllim të përbashkët në mendje, Benjamin Restaurant Group dhe Oizumi Foods filluan të punojnë së bashku për të hapur një steakhouse tjetër në Japoni. Pas shumë muajsh diskutime, negociatat mes dy kompanive filluan të lëkunden. Firma ligjore që kishte për detyrë të drejtonte negociatat midis grupeve të restoranteve solli Strategic Performance Group për të forcuar marrëveshjen dhe për të trajtuar të gjithë logjistikën komplekse në trajtimin e bllokimeve që dolën gjatë rrugve lokale dhe ndërkombëtare.”
Ai që shkruajti i pari se Benjamin SteakHouse ka hapur tre lokacione në Japoni, dhe ky është i 2-ti në kryeqytetin e saj – Tokyo , është Naim Dedushaj.
Më tej Dedushaj, tregonë se restoranti “Benjamin SteakHouse” i sapo hapur, në Tokyo, pozicionohet në një vend ku simbas tij ndërthuren në mënyrë të përkryer pamëja mahnitese e kryeqytetit me cilësinë e shërbimit të rafinuar, duke ofruar përsosmërinë e shijes dhe elegancës.
Për zotin Dedushaj, suksesi i dy shqiptarve, me restorantin famous “Benjamin SteakHouse” nga SHBA, tashmë rendittet në mesin e shume sukseseve të këtyre dy biznesmenve shqiptar, dy Vuthjanve në Amerikë, që sapo vjen dhe e rrisin krenarinë tonë kombëtare në dimensione të ndryshme .
“Mbasi ata sot janë të përmendur edhe si sipermarresit nga më të suksesshëm të restoranteve më prestigjoze ne Shtetet e Bashkuara, dhe në shumë vende të tjera të botës, me Benjamin SteakHouse,” thotë Dedushaj, duke treguar se ata janë nipi i tij z. Alban Benjamin Prelvukaj dhe dhandrri z.Shaban Sinanaj.
Dedushaj, duke njoftuar për suksesin e radhës me hapjen e restorantit të 3-të në Japoni, dhe i 2-ti në kryeqytetin e saj Tokyo, spjegon se këto janë restorante të pozicionuara në tre locazione, në metropolin botëror, Tokyo, aty ku ndërthuren në mënyrë të përkryer pamja mahnitese me cilësinë e saj të shërbimit të rafinuar, duke ofruar përsosmërinë e shijes dhe elegances, ndërkohë shtonë se “Natyrisht, që kjo nuk do të ishte e mundur, pa një ekip të motivuar dhe të dedikuar maksimalisht me performancë brilante, ndaj edhe ne jemi shumë krenarë për këtë sukses të tyre”.
E themeluar në vitin 2006, Benjamin Restaurant Group në pronësi dhe operim të familjes Prelvukaj dhe Sinanaj, është rritur për të përfshirë disa nga destinacionet kryesore të kuzhinës në zonat keyesore te Metrosë së Nju Jorkut, duke ofruar përvojën thelbësore të biftekëve /stekave të Nju Jorkut në mjedise luksoze. Njihet mirë si një nga steakhouset kryesore të Nju Jorkut, por tashmë nga tërheqja e suksesit ajo kalon oqeanin për t’u hapur në Japoni duket se ishte një hap i natyrshëm i ardhshëm për ta.
E nisi si kamerier dhe u bë pronar i restoranteve më të mira në New York, do të shkruante “New York City Association of Hotel Concierges, “ kur Shqiptari i suksesshëm në Amerikë fitoi çmimin e vitit në SHBA për Steakhouse.Media amerikane madje ajo më prestigjoze ka shkruar se pronari dhe Presidenti i restoranteve më të famshme në NY dhe në krejt shtetet e SHBA, deri në Japonin e largët , janë :,Benjamin Restaurant Group me Shqiptarin z.Alban Benjamin Prelvukaj, i cili është nderuar me çmimin e arritjes jetësore 2019 NYC Hotel Exellence Awards!- “Lifetime Achievement Awards for the 2019 NYC dhe Hotel Excellence Awards” .
Po ashtu New York City Association of Hotel Concierges, ka shkruar se Benjamin Prelvukaj ka qenë një mbështetës i madh i komunitetit që nga dita e parë. Me një ekip të shquar në të tre restorantet e tij të mahnitshme të NYC, Benjamin Steakhouse Prime, Benjamin Steakhouse dhe The Sea Fire Grill, nuk ishte as pyetje kur juria e ndarjes së këtyre çmimeve do të vendoste se kujt duhet të shkonte çmimi “The Silver Plume Lifetime Achievement Award 2019”.
Për tu veçuar është se Alban Benjamin Prelvukaj ka treguar vazhdimisht për historinë e tij të jashtëzakonshme të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.
Fillimisht ai ka permendur kur ai punoi si kamerier, pastaj u bë pronar i restoranteve më të mirë në New York dhe tani ai tashmë është i pranishëm deri në Japoni: “Sot kam 4 restorante në New York dhe dy në Tokio. Unë jam shqiptari i parë që kam tre restorante në Japoni”, thotë Prelvukaj.
Unë sapo e kisha nisur ëndrrën amerikane, kur filloi lufta në Kosovë dhe situata ekonomike u bë më e vështirë, ne vendosëm të largohemi”, thotë Prelvukaj, i cili shprehet se shumica e punonjësve të tij tani janë shqiptarë.
“300 punëtorë janë shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, sepse dua të hap derën për rininë shqiptare në mënyrë që ata të vazhdojnë jetën e tyre në New York”, thotë Prelvukaj.
Shqiptaro – amerikani Prelvukaj tashmë është i njohur në këtë industri dhe ka bër emër në skenën e restoranteve në New York City duke hapur Benjamin Steakhouse dhe dy eateries të tjera po aq të suksesshme sa të parat.
Mediat sociale në qytet tregojnë se Benjamin Prelvukaj është sipërmarrësi më ambicioz që themeloi Benjamin Steakhouse, në metropolin e botës New York City.
Prelvukaj, së bashku me një “alumni” tjeter Peter Luger, dhe kunati i tij, Ben Sinanaj ishin ata që hapën Benjamin Steakhouse në 2006, duke e vendosur atë si një nga destinacionet kryesore në New York, të ketyre restoranteve të shquara për bifteket/steakat në SHBA.
Arritjet e Prelvukaj dhe Sinanaj që kur ata arriten në këtë vend janë dëshmi se ëndrra amerikane është ende nji realitet.