Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, pjesë e stafit të ish-kryeministrit Berisha, ka njoftuar në platformën Instagram që tani do ta shohim në një projekt të ri profesional që lidhet me televizionin.
“Të dashur miq! Pas kaq vitesh eskperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do të kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analizë politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperiencë e re uroj të jetë një kontribut modest i imi në debatin dhe informimin publik.” – shkruan ajo.
Pas zgjedhjeve ajo do të ketë një emision të vetin. Këtë ajo e paralajmëron në postim, ku shpreh se angazhimi i saj si analiste “vjen në funksionon të një projekti të ri, gjithnjë në komunikim me publikun”.
“E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë çdo ditë, mirë, shumë mirë, pëlqyeshëm a më pak. Për mua është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj çka mendoj, por edhe gjithkujt me të cilin ndajmë të njëjtat shqetësime.” – shton ajo në postimin e saj.