Nga dita e sotme do të ndryshojë tatimi mbi pagat.
Nga zerimi i normës tatimore për pagat deri në 50 mijë leke do të përfitojnë shtesë në rrogë më shumë se 58 mijë të punësuar.
Me ligjin e ri do të jenë përfitues edhe ata me paga 50-60 mijë lekë pasi tatimi mbi pagën do të llogaritet 13 % e shumës mbi 35 mijë lekë. Pra, në këtë rast paga e tatueshme do të jetë 25 mijë lekë.
Ndërsa për individët me paga mbi 60 mijë lekë nuk do të ketë ndryshime në taksim, pasi formula do të qëndroje e njëjtë, zero tatim deri në kufirin 30 mijë lekë, 13 % shumës mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, dhe 23 për qind për pagat mbi 200 mijë lekë.