Krijohet Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve me qëllim zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve, planifikimin territorial në infrastrukturë e implementim si edhe me fokus të veçantë edukimin mjedisor dhe promovimin e praktikave më të mira për nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve që nga ndarja në burim, riciklimi etj.
Ministria e Turizmit dhe Mjeidisit njofton shpalljen e pozicioneve vakante për:
Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
Drejtor të Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
Drejtor të Drejtorisë së Monitorimit dhe Performancës në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
Drejtor të Drejtorisë së Planifikimit, Koordinimit dhe Fizibilitetit në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
7 Pozicione Vakante për Përgjegjës Sektori të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
15 Pozicione Vakante për Specialist në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve duhet të bëhet brenda datës 28.06.2024 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit