Nis fushata për mbrojtjen e gështenjave nga grerëza e zezë në zonën e Malësisë së Madhe. E pranishme në këtë proces ishte edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e cila tha se synohet të forocohet sektori i gështenjës pasi është i rëndësishëm për eksportet shqiptare.
“Edhe këtë vit do të mbështesim familjet bujqësore për mbrojtjen biologjike të gështenjës nga grerëza e zezë në zonën e Reçit e Gruemirës në Malësinë e Madhe dhe Shalës në Shkodër si angazhim për ruajtjen dhe kultivimin e gështenjës si një pasuri e trashëgimisë tonë natyrore.
Ne prodhojmë rreth 5-6 mijë tonë gështenja në vit dhe janë rreth 2500 hektarë të shpërndara në masivin e Tropojës, në Dibër, Librazhd e të gjithë Shqipërinë” shkruan ministrja në facebook.
Kujtojmë se 25% e prodhimit të gështenjës në rang vendi shkon drejt vendeve të Evropës si eksport bujqësor.