Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se ka filluar instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në bashkinë e Shkodrës.
Kreu i qeverisë shkruan se instalimi i paneleve diellore ka nisur si fillim në kopshte dhe më pas do vijojë në shkolla .
Sipas tij kjo është një mënyrë efikase për ngrohjen e tyre, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit .