Nis puna për korridorin bli, i cili do të lidhë veriun me jugun e vendit. Lajmi u bë i ditur nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar”, shkruan Balluku.
Në Thumanë – Kashar, është realizuar, mbi 40% e volumeve për të vijuar me segmentet, Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj.
“Për aksin rrugor Lekaj – Fier, janë tre kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna. Ndërkohë që për segmentin Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë dhe për rrugën Murriqan – Lezhë që është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023”, tha zv/kryeministrja .