Hapen aplikimet për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike . Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
“Për këtë sezon veror, të gjithë Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit!
Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi që nga skafet, motorat e ujit, ski në ujë dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.
Për hollësi të tjera lidhur me procesin e certifikimit nga #MTM si dhe dokumentacionin e nevojshëm, drejtohuni në linkun e mëposhtëm:
https://turizmi.gov.al/…/Udhezim-nr.4-date-31.12.2020… ” shkruan në facebook ministrja Kumbaro.
Ndërsa paralajmëron se asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë.