Prej ditës së sotme të gjithë pasagjerët mund të fluturojnë me linjën direkte Tiranë-Kopenhagen dhe anasjelltas dy herë në javë.
Fluturimet mundëoshen nga kompania “Norwegian Airlines”. Gjithashtu kjo linjë kryen fluturime direkte nga Tirana në Oslo 3 herë në javë.
Norwegian Airlines i bashkohet disa linjave të reja që sapo kanë nisur fluturimet në Shqipëri.
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës.
Sipas të dhënave të Trafikut Ajror, Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në aeroporte në mbarë Europën me 222 %.