Një përvjetor i hidhur, për çerek shekullin e Bankës Qendrore Europiane. Armiku i vërtetë, në këtë moment historik, është inflacioni, i cili duket i pandalshëm. Banka Qendrore Europiane feston ditëlindjen e saj të 25-të. Përvjetori vjen në mes të luftës kundër inflacionit dhe në një kohë që BQE po menaxhon lindjen e “euros dixhitale” të së ardhmes.
Rreth 200 të ftuar morën pjesë në festën e “ditëlindjes”, e cila u mbajt në kullën prej çeliku dhe xhami të selisë së bankës në Frankfurt. Midis tyre: presidentja aktuale e BQE-së, Christine Lagarde, dhe dy nga paraardhësit e saj, Jean-Claude Trichet dhe Mario Draghi.
Me këtë rast, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi projektin e monedhës dixhitale europiane. Ajo u shpreh se së bashku me BQE-në, po punohet për një version dixhital të euros, për të plotësuar kartëmonedhat dhe monedhat. Ajo thkesoi se askush nuk do të harrojë se duhet ‘i shërbejë qytetarëve. Për këtë arsye brenda një kohe të shkurtër komisioni europian do të paraqesë një propozim për një kuadër ligjor për monedhën dixhitale evropiane”.
Aktualisht, problemi i vërtetë i BQE-së është paaftësia e saj për të frenuar inflacionin, që është synimi kryesor i bankës. Në prill, inflacioni shënoi një tjetër 7%, i nxitur nga çmimet e ushqimeve, ndërkohë që çmimet e energjisë ranë ndjeshëm.
Gjatë 25 viteve të fundit, Eurozona, e drejtuar nga BQE, është rritur nga 11 në 20 anëtarë, me hyrjen e fundit të Kroacisë. Sot euro është monedha e dytë botërore, pas dollarit, dhe përdoret nga afro 250 milionë europianë në 20 vende.
Burimi: Scan Tv