Një dozë e vetme e vaksinës është vetëm 10 për qind efektive kundër variantit Delta, ka zbuluar kërkimi i ri.
Një studim i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se vetëm një dozë e vetme e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca prodhoi vetëm 10 përqind mbrojtje ndaj variantit të parë të identifikuar në Indi.
Studiuesit kryen eksperimente laboratorike në mostrat e gjakut nga njerëzit që kishin marrë dozën e tyre të parë, por jo të dytën.
Pas një doze të vetme, vetëm 10 përqind e atyre mostrave kishin zhvilluar antitrupa që neutralizuan variantin delta.
Sidoqoftë, pas dy dozave, 95 përqind e mostrave kishin zhvilluar antitrupa neutralizues kundër deltës.
BURIMI:standard.co.uk