Shënoni kalendarët tuaj, sepse një super hënë rozë do të debutojë në qiellin e të hënës, 26 prill! Kjo e ashtuquajtur “hënë e plotë rozë” është një nga disa super-hënat e këtij viti dhe është një pamje astronomike që mund ta shijoni pa marrë parasysh se ku jeni në botë. Super-hënat ndodhin kur hëna kalon më afër Tokës në orbitën e saj eliptike, që do të thotë se duket më e madhe për ata që e shohin atë. Ndërsa hëna në të vërtetë nuk do të jetë rozë siç nënkupton vetë emri, ajo do të jetë deri në 14 % më e madhe dhe 30 % më e ndritshme se hëna e plotë tipike. Me emrin e një lloji të luleve rozë që çel këtë periudhë të vitit (phlox subulata), kjo hënë në të vërtetë do të shfaqë një nuancë të ngrohtë të artë.
Koha më e mirë për të parë hënën rozë është në pikun e ndriçimit të saj në orën 05:33 të mëngjesit, me orën lokale. Nëse nuk jeni në gjendje ta kapni atë, përsëri do të mundni ta shihni atë gjatë perëndimit dhe në mbrëmje.
Është e sigurt se hëna rozë do të jetë një pamje e mrekullueshme, dhe kur yjet radhiten kështu, ju e dini që duhet ta shihni. Nëse ju ndodh ta humbisni këtë ngjarje astrologjike, mos u shqetësoni, sepse më shumë pamje të tjera qiellore do të kënaqin qiellin këtë vit, si Hëna e Lules më 26 maj apo dhe Hëna e Luleshtrydhes më 24 qershor.
Burimi: PopSugar