Sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Shqipëria është renditur e para në rajon për politikat e punësimit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shkruan në facebook se sipas raportit të OECD mbi konkurreshmërinë, ka një rritje prej dy vendesh nga viti 2021, midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Këto përmirësime vijnë falë reformave të vazhdueshme për aktivizimin e tregut të punës dhe përpjekjeve për të fuqizuar zhvillimin e aftësive”, tha Gonxhja.
Sipas raportit, Shqipëria ka rezultatin më të lartë me 3.5 pikë në dimensionin e punësimit ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas Malin e Zi me 3.4 pikë; Serbinë me 3.3 pikë; Maqedoninë e Veriut me 3.1 pikë; Bosnjë Hercegovinën me 2.2 pikë dhe Kosovën me 2 pikë.
Burimi: OECD 2024