“Pasioni Primordial” është ora e parë e krijuar dhe prodhuar në Shqipëri. Siç edhe nga vetë emri, u desh pasioni i një jete dhe 5 vite punë sa intensive, aq edhe e kujdesshme për ta realizuar.
Kush tjetër mund ta bënte veç Pirro Ruços, një orë që nuk tregon thjesht kohën. “Pasioni Primordial”, që me siguri të ka rënë në sy në rrjete sociale, tregon edhe histori. Në vend të numrave gjenden 12 valltarë, si për 12 rajonet (simbolikë e unitetit), me veshje të folklorit shqiptar, punuar në ar. Detaji i duarve hapur të valltarëve ngjasojnë me krahët e shqiponjës.
Kurse në qendër, për akrepa janë ulur shtruar derdhur në ar muzikantët, ata që bëjnë valltarët të kërcejnë.
Mund të duket e paimagjinueshme që brenda një fushe të vogël ore, të jetë një skenografi dhe shfaqje e tërë folklorike, por mund ta shikosh edhe njëherë me sytë e tu./Tirana Post