Hëna do të jetë e plotë në 26 maj. Kjo do të përkojë me supermënën më të madhe të vitit, dhe gjithashtu eklipsin e parë të hënës që nga janari 2019.
Megjithëse përkufizimet e sakta ndryshojnë, thuhet se një super hënë ndodh kur hëna e plotë afrohet afër pikës më të afërt të orbitës së saj me Tokën. Këtë javë, qendra e hënës do të jetë 357,462 km larg nga qendra e Tokës. Kjo është afërsisht 48,000 km më afër se hëna e plotë më e largët e vitit, e cila do të ndodhë në dhjetor 2021.
Eklipset e plota të hënës mund të ndodhin vetëm kur hëna është e plotë dhe Toka është drejtpërdrejt midis Diellit dhe hënës. Ndërsa hëna rrëshqet plotësisht në hijen e Tokës, ajo merr një ngjyrë të kuqe të shkëlqyeshme. Një pamje e bukur, në dukje “të mbinatyrshme”.
Për fat të keq, ngjarja e kësaj jave nuk është eklipsi më i favorshëm. Faza e poltë “e kuqe” do të jetë e dukshme vetëm nga brigjet perëndimore të Amerikës, brigjet lindore të Azisë dhe territoret e Paqësorit në mes. Eklipsi nuk është i dukshëm nga Afrika dhe Europa, edhe pse super-hëna e plotë do të shihet lehtësisht.
Burimi: The Guardian