Valentin Cela, Shqipëria vëndi i ideve!
Keni dëgjuar që një ide është e vështirë për t’u realizuar? Epo për këtë gjë, Valentini citon se “Sipërmarrja është durim dhe energji për pasionin tënd. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për idetë e reja dhe kjo do të tregohet në këtë dekadë.” Duke qenë se Shqipëria është një vend i vuajtur dhe plot me sakrifica për familjet shqiptare, i ka bërë të rinjtë e këtij shteti të mendojnë për ide risi në tregun vendas. Të rinjtë shqiptarë në 10 vjeçarin e fundit janë shumë të paktë që duan të investojnë për këtë vend. Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për ide të reja dhe realizimin e tyre në ekosistemin dhe kushtet që tregu lokal ofron.
Valentin Cela është sipërmarrës i ri në fushën e inovacionit në Shqipëri. Valentin Cela njihet për kontributin e tij në industrinë e Start Up, duke ndihmuar të rinjtë në konkretizimin e ideve të tyre. Valentini aktualisht ushtron edhe profesionin si pedagog pranë Universitetit Europian të Tiranës.
OZZO është krijuar me gjuhën e parë të programimit shqiptare në botë me aspirimin e ofrimit të këtij shërbimi në Europë dhe më pas në gjithë botën. OZZO është e ardhmja digjitale në industrinë HoReCa. Nëpërmjet menusë së tij digjitale falas, OZZO revolucionon ndërveprimin me klientët brenda industrisë së mikpritjes. Për OZZO digjitalizimi i industrisë fillon duke revolucionarizuar menunë, duke prezantuar një menu digjitale, duke u ofruar përdoruesve shërbim sipas kërkesës duke skanuar kodin Qr.
Konsumatorët nuk kanë nevojë të presin më kurrë. Bizneset e duan OZZO, pasi u mundëson atyre të konfigurojnë menutë në kohë reale me çmime të gjithanshme. Mundëson furnizim më të mirë për klientët me efikasitet të shtuar duke shmangur kohën e humbur ndërsa klientët presin menutë dhe kamerierët.
Valentin Cela dhe OZZO kanë të përbashkët dëshirën për t’i evoluar bizneset në Shqipëri, për këtë arsye ata e ofrojnë këtë shërbim pa asnjë kosto për baret, restorantet, hotelet, beach baret dhe resortet në Shqipëri. Ky është një ndër startup-et me ardhmërinë më të suksesshme në Shqipëri duke qenë se Shqipëria listohet në vendin e parë në botë për numrin e bar kafeneve.
Valentini në intervistën me ProBizz komunikoi se idetë janë ato që nuk duhet të humben. Shqipëria nuk ofron shumë mundësi për sipërmarrësit e rinj, por biznesi po. Ka shumë biznese në vendin tonë që kanë nevojë për ide dhe ata ofrojnë kushtet e nevojshme për realizmin e tyre. Është shumë e rëndësishme ta realizoni idenë tuaj./ProBizz.al