Ngjarja e hënës së plotë ndodhi në 26 maj. Kjo përkon me supermënën më të madhe të vitit, dhe gjithashtu eklipsin e parë të hënës që nga janari 2019. Eklipset e plota të hënës mund të ndodhin vetëm kur hëna është e plotë dhe Toka është drejtpërdrejt midis Diellit dhe hënës. Ndërsa hëna rrëshqet plotësisht në hijen e Tokës, ajo merr një ngjyrë të kuqe të shkëlqyeshme. Një pamje e bukur, në dukje “të mbinatyrshme”.
Për fat të keq, ngjarja e kësaj jave nuk ishte eklipsi më i favorshëm, pasi faza e poltë “e kuqe” ishte e dukshme vetëm nga brigjet perëndimore të Amerikës, brigjet lindore të Azisë dhe territoret e Paqësorit në mes. Eklipsi nuk ishte i dukshëm nga Afrika dhe Europa, edhe pse super-hëna e plotë u pa lehtësisht. Këtu janë disa nga shkrepjet më spektakolare të super hënës së kuqe nga disa vende të botës.