Në pallatin e Kongreseve po mbahet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale ftesën për këtë panair, duke theksuar se aty do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë.
Fokus panairi do i kushtojë Energjisë së Rinovueshme dhe Eficiencës së Energjisë.
Ndërkohë në vendin tonë përveç burimeve ujore, kanë nisur investime të prodhimit të energjisë fotovoltaike apo edhe të erës duke diversifikuar sektorin.