Këtë javë organizohet në Las Vegas panairi më i madh i elektronikës në botë. Fokusi kryesor do të jetë tek inteligjenca artificiale dhe teknologjia e automobilave. CES pritet të tërheqë rreth 100 000 pjesëmarrës për të parë disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë ku përfshihet Sony, Google, Samsung.
Ekspertët parashikojnë që CES 2024 do të jetë i mbushur me produkte të fuqizuara nga AI pasi kompanitë, të mëdha dhe të vogla, kërkojnë të përfitojnë nga interesi në rritje për teknologjinë.
Në këtë panair do të marrin pjesë më shumë se 140 vende, ndërsa do të ketë edhe produkte të prodhuara edhe nga kompani nga Ukraina.