Në zemër të kryeqytetit është hapur panari i “Tirana Agro” ku fermerë nga e gjithë Shqipëria ekspozojnë produktet e tyre bio “Made in Albania”
Tendat me prodhime të ndryshme ndodhen në sheshin “Skëndërbej”.
Aty mund të gjeni që nga verërat, vaji i ullirit, mjalti, lëngjet e frutave, reçelrat, frutat, perimet, e deri te jufkat e Dibrës. Gjithashtu edhe punime artizanale dhe cilësore për tregun vendas.
Ky panair i dedikohet promovimit të shërbimeve dhe produkteve shqiptare duke nxitur interesin e konsumatorëve por edhe turistëve të huaj.