Intervistë me Psikologen Klinike Anxhela Peza!
Ja menyrat si të menaxhohet stresi!
1. Si po ndikon kjo situatë tek qytetarët dhe në cilat mosha ka më shumë impakte dhe shqetësime ?
U bë kohë që ne si specialistë të shëndetit mendor japim shpesh orientime këshillia për sa i përket kësaj pandemie botërore. Shqetësimi merr forma të ndryshme, në varësi të ashpërsisë së virusit në raport me të infektuarit apo vdekshmërinë. Do shtoja se ndikon mënyra e transmetimit të lajmeve në median e shkruar dhe atëvizive. Dhe variabli i moshës i cili është më kryesori. Mosha e tretë dhe ata me sëmundje kronike janë personat që janë më shumë të frikësuar dhe tregojnë më shumë kujdes.
Këtë periudhë kaq të zgjatur në kohë e quaj tronditje në modifikimin e jetës dhe mënyrën e jetesës tani e tutje. Kjo pandemi ka mesazhe të mëdha përtej gjendjes psikologjike apo marrëdhënieve njerëzore. Siç pranon edhe OBSH, po rritet mundësia e ekspozimit të individëve ndaj problemeve me shëndetin mendor.Prishja e rutinës së përditshme ndikon te secili te ne, por nëse gjen individë të cilët janë më të brishtë emocionalisht apo kanë kaluar situata të tjera traumatike apo i kanë përjetuar ato me çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor sigurisht që situata mund të përkeqësohet. Trysnia e vazhdueshme ndaj idesë së infektimit të mikrobeve dhe rrezikut për jetën. Këto mendime të vazhdueshme kanë ndikuar në përditshmërinë e njeriut, humorin, sjelljen dhe atashimin me të tjerët.
2. Si duhet menaxhuar më mirë?
Pandemia po rrit kërkesën për shërbime të shëndetit mendor. Trishtimi, izolimi, jeta e kufizuar, frika se mos humb të ardhurat, nxisin problemet e natyrës psikologjike dhe përkeqësojnë ato aktualet. Në pavionet e të infektuarve duhet të lejojnë specialistët e shëndetit mendor për të ekuilibruar situatën e tyre psiko-emocionale. Gjithashtu kontakti me të afërmit e tyre duhet lejuar edhe pse ekziston mundësia e infektimit. Ti pajisin ato me veshje të posaçme për mosinfektim. Ka rëndësi shumë të madhe prania e njerëzve që ti do për ti parë e për marrëmbështjetje. Për të kuptuar që nuk je vetëm. Qëndrimi vetëm kur je i infektuar kupton për pacientin braktisjen dhe vdekjen. Ndaj është e nevojshme shtimi i stafit të psikologëve nëpavione të tilla.
3. Kemi patur edhe raste fatale në vetëflijim të personave me Covid, a mund të parandalohej kjo?
Kur kemi pacientë të infektuar me COVID kjo nuk do të thotë që ne njohim shqetësimet psikologjike që ato mbartin. Përballja me sëmundjen shoqëruar dhe me pjesën vurnerabël të psikologjisë së tyre bashkojnëkomponetët negativë dhe në një krizë nervore mund të merret inisjativa për suicid. Shoku psikologjik që mund të kenë pësuar kur kanë mësuar që janë infektuar dhe përjetimi i simptomave është i dhimbshëm apo përkeqësimi do sillte vdekjen si pasojë e vështirësisë së frymëmarrjes bën që njeriu të marrë veprime suicide. Mund të ishin evdientuar nga stafi mjekësor se si ishte gjendja e tyre emocionale dhe çfarë mund të ndodhte. Megjithatë kemi të bëjmë ne raste të suicideve akute apo kriza nervore.
4. Po me fëmijët çfarë kujdesi duhet treguar?
Një përgjegjësi e madhe bie mbi prindërit për tu kujdesur për fëmijët e tyre. Ekuilibri mes prindërve me fëmijët e vegjël ka risi për përkujdesin dhe edukimin e tyre vetjak. Gjithashtu një neglizhencë e vogël e tyre mund të vë në rrezik jetën e fëmijëve. Për momentin vendet publike krijojnë gjendje kaosi në qëndrat tregtare, transporti publik, shkollat etj. Ato nuk duhet të ekspozohen me lajmet e kronikave të zeza apo shifra infektimi. Duhet të tregojmë një kujdes të veçantë dhe si e trasmetojmë idenë e virusit pasi mund të lindin forma bullizmi mes tyre, frikërairreale etj.
5. Thirrjet e vazhdueshme; me vjeshten do rriten rastet apo me vjeshten do agravohet virusi…si i shihni?
Thirrjet dhe njoftimit rrisin shkallën e pasigurisë në popullatë për gjithashka ne kemi në jetë. Dhe atë që luftojmë në jetën tonë për një të ardhme më të mirë. Përjetimi sigurisht që është individual dhe sipas specifikës së rastit në aspektin mendor dhe ekonomik.
6. Çfarë këshillash jepni për ata që janë të prekur nga Covid në mënyrë që të kontrollojnë anën emocionale, dhe çfarë këshille për ata që
kanë frikë se preken?
Duke filluar nga simptomat më të lehta siç janë reagimet emocionale tëtepruara, problemet e gjumit, ndryshimi i oreksit, prishja e raporteve ndërpersonale apo edhe ndryshimet madhore të humorit dhe mendimit. Njerëzit duhet ti referojnë sa më parë dhe të marrin ndihmën e duhur.Të menduarit pozitivisht ka shpëtuar shumë njerëz duke nisur që nga sëmundjet terminale. Të ndjekin me rigorozitet këshillat e mjekëve për një shëndet më të mirë. Tani me sa tregojnë dhe shifrat më të shumtë janë të shëruarit. Urojmë që për të gjithë të kaloj sa më lehtë.