“Gjatë gushtit Divjakë-Karavasta ka pritur më shumë se 186 mijë vizitorë mes peizazheve të pyllit, lagunës, ngjyrave të shpendëve e duke mos u larguar pa provuar ushqimet e shijshme të zonës” ka bërë më dije ministrja Kumbaro.
Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan “Turistëve në këtë park iu ofrohet një guidë prej 5 km, ku ata njihen me gjallesat dhe bimësinë e parkut. Gjatë vizitës në park mund të zhvillosh disa lloje aktivitetesh përveçse të njihesh me informacionin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta në Qendrën e Vizitorëve si ecje në natyre (rreth 50 km shtigje), vëzhgimi i shpendëve, piknik, vozitje me varkë, kamping, xhiro me biçikleta, kajak dhe vizitë në site arkeologjike dhe ato fetare”
Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku jeton Pelikani, por edhe shpendë të tjerë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe rosat e egra.