Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj thotë se ekonomia digjitale tashmë është në shërbim të rritjes ekonomike dhe rimëkëmbjes post-pandemi.
Në një forum ekonomik të organizuar, Denaj bëri një analizë të situatës ekonomike në vend.
“Kemi dale në përfundimin se analiza e kostos është rreth 1,15miliardë euro nga tërmeti I nëntorit 2019. COVID-19 nga ana tjetër, sulmoi të gjithë botën dhe ekonominë e saj, informacioni I pakët dhe mungesa e parashikueshmërisë e rëndoi situatën. Sidoqoftë, shumë ekonomistë mbarë botën mbështesin analiza dhe ide të ndryshme. Ne hasëm masa që shumë vende I konsideruan kyçe për të mbështetur stabilitetin financiar, për të parandaluar rritjen e varfërisë dhe për të rritur fokusin në zhvillimin dhe rritjen ekonomike gjatë përiudhës afatmesme dhe afatshkurtër”, u shpreh Ministrja.
Po ashtu Denaj u ndal tek masat e marra nga qeveria lidhur me lehtësitë fiskale dhe paketat e ndihmës financiare anti covid dhe tek strategjia kombëtare e shkencës tekneologjisë dhe inovacionit.