Kim Kardashian tha se ish-burri i saj Kanye West është si familje, pavarësisht divorcit të tyre, duke shtuar në një shfaqje televizive në transmetim të enjten se ajo do të jetë gjithmonë fansja e tij më e madhe.
Kardashian, 40 vjeç, ishte duke folur në një shfaqje ribashkimi për “Keeping Up with the Kardashians”, i cili transmetoi episodin e tij të fundit javën e kaluar pas 14 vitesh.
Menjëherë pasi mbaroi xhirimet për sezonin e fundit të E! reality show, Kardashian bëri kërkesë për divorc në shkurt nga reperi West duke përmendur ndryshime të papajtueshme në martesën e tyre prej gati shtatë vjetësh. Çifti ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre.
E pyetur për marrëdhëniet e tyre tani, Kardashian tha; “Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme bashkë-prindërore dhe unë e respektoj atë aq shumë … Unë do të jem përgjithmonë adhuruesi më i madh i Kanye. Ai është babai i fëmijëve të mi. Kanye do të jetë gjithmonë familje.”
Miliarderja javën e kaluar postoi një fotografi të vjetër me West në llogarinë e saj në Instagram për të shënuar ditëlindjen e 44-të të reperit.
Kardashian nuk pranoi në shfaqje të hyjë në detaje rreth prishjes së martesës. “Nuk ishte një gjë specifike. Ishte një ndryshim i përgjithshëm i mendimeve për disa gjëra,”-tha ajo.
Ajo mohoi thashethemet e kohëve të fundit se tani ishte duke dalë me Van Jones ose këngëtarin kolumbian Maluma.
“Unë nuk po takohem me askënd, as me Van Jones, as me Maluma,”-tha ajo.
Burimi: Reuters