Pavarësisht se iniciativa për krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor ka nisur që në vitin 2020 si mekanizëm për tu integruar në tregun europian, pas 3 vitesh, ende nuk ka asnjë zhvillim. Gjatë fjalës së tij në forumin e biznesit, Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se ka ardhur koha për të ndërmarrë hapa konkrete që synojnë heqjen e barrierave tregtare, por jo vetëm.
Ndërsa Ministrat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë listuar një sërë problematikash që ekzistojnë aktualisht, duke nisur nga tregtia, lejet e punës, kualifikimet si dhe kanë kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më i hapur ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Tregu i përbashkët është një sfidë në vetvete. Kosova nuk ka përfituar në shkallen e pritshme nga CEFTA sepse përballet me barriera tregtare, sidomos nga Bosnja dhe Serbia. Nuk njihen dokumentet e eksportit.
“Bizneset duhet të marrin shumë autorizime për të nxjerrë mallrat e tyre jashtë, kualifikimet profesionale, lejet e punës dhe vizat kane probleme dhe kjo qasje nuk është në përputhje me zgjidhjen evropiane.
“Ne për shkak te tronditjeve të brendshme po krijojmë probleme dhe për rajonin. Jemi te gatshëm te heqim të gjitha barrierat dhe t’i zbatojmë ato sipas standardeve dhe rregulloreve te BE. BE duhet të jetë derë e hapur për vendet e Ballkanit. Kërkojmë më shumë sepse mendojmë që ka potencial.
Plani i Veprimit të Tregut të Përbashkët rajonal u miratua në nëntor të vitit 2020 dhe liderët politikë vlerësuan se një integrim i zgjeruar mund të sillte një rritje shtesë prej 6.7 % të PBB-së në rajon.
Burimi: Scan tv