Japonia e nis vitin 2023 duke patur pasaportën më të fuqishme në botë dhe duke lejuar hyrjen pa probleme në 193 vende të ndryshme. Ky shtet ka pasaportën më të fuqishme në botë prej 5 vitesh rresht, sipas Henley Passport Index.
Singapori dhe Korea e Jugut ruajtën vendet e tyre të vjetshme, përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë me udhëtim pa viza drejt 192 shteteve në listën e pasaportave më të fuqishme në botë. Në vendin e 3-të dhe të 4-t vendet aziatike ndiqen nga Gjermania dhe Spanja, me pashaportat që lejojnë lëvizjen pa problem drejt 190 shteteve, dhe disa shtete të tjera evropiane si Italia, Finlanda dhe Luksemburgu (visa-free drejt 189 shteteve).
Pasaporta e SHBA gjendet në 22 vendet me pasaportën më të fuqishme në botë, duke lejuar lëvizjen pa viza drejt 186 shteteve dhe gjendet në të njejtin nivel me pasaportën e Zvicrës, Zelandës së Re dhe Norvegjisë.
Shqipëria është ngjitur 2 vende më lart në renditje, në vendin e 51, dhe pse numri i shteteve ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza është i njejtë, 115. Nga ana tjetër, dhe Kosova është ngjitur me 3 vende në renditje, duke u gjendur në vendin e 101 në listë, me 41 shtete ku mund të udhëtojnë pa aplikuar për vizë (numri i shteteve ku mund të udhëtojnë mbetet i njejtë).
Pasaporta e Afganistanit mbetet dhe për këtë vit në vendin e fundit, me vetëm 27 vende që pranojnë lëvizjen e qytetarëve të këtij shteti pa viza.
Burimi: Geek Room