Për të zotëruar një makinë në Singapor, një blerës duhet të ofrojë 106,000 dollarë, ekuivalente me katër Toyota Camry Hybride në SHBA. Pas rimëkëmbjes nga pandemia ky vend ka shtuar koston e automjeteve për të gjithë.
Rritja e aktivitetit ekonomik pas Covid-it ka çuar në më shumë blerje makinash, ndërkohë që numri total i automjeteve në rrugë është kufizuar në rreth 950,000.
Çmimi në rritje i bën makinat jashtë mundësive të shumicës së qytetarëve nga Singapori të klasës së mesme, duke vënë një pengesë në atë që sociologu Tan Ern Ser tha se ishte “Ëndrra e Singaporit” e lëvizshmërisë sociale në rritje – të kesh para, një godinë dhe një makinë.
Singaporianët janë goditur nga inflacioni i vazhdueshëm dhe një ekonomi e ngadalësuar, dhe disa po shesin makinat që blenë më herët kur ishin të ulëta për të marrë një fitim.
Jason Guan, 40 vjeç, një agjent sigurimesh dhe baba i dy fëmijëve, tha se bleu makinën e tij të parë, një Toyota Rush, në vitin 2008.
Tani Guan jeton pa makinë, duke u fokusuar në përfitime të tjera që Singapori ofron për familjen e tij.
“Si familjar, nuk më prek shumë, pasi Singapori ka ende një sistem arsimor të mirë dhe të qëndrueshëm. Për sa i përket sigurisë, është ende një nga vendet më të sigurta”, tha ai.
Përkthyer dhe përshtatur nga Nbcnews për Probizz.al