Sot në mbremje Tirana do të përjetojë një atmosferë mjaft të veçantë më këngëtarë të muzikës tekno. Kryebashkiaku Veliaj ka pritur në zyrën e tij muzikantin gjerman dhe njëkohësisht producentin e muzikës elektronike, Paul Kalkbrenner.
“Ka qenë ylli i Tomorroë Land dhe shumë festivaleve, por ndonjëherë nëse nuk shkojmë dot tek festivalet, sjellim festivalet këtu. Paul do jetë me ne në darkë. Një falënderim të madh të gjithë atyre që na kanë mbështetur dhe një ndjesë atyre që ndoshta do kenë pak zhurmë, por do ia vlejë, se do kënaqemi pa fund, pa fund! u shpreh kryebashkiaku Veliaj.