Të vendosësh se ku do të kalosh pushimet apo një fundjavë nuk është edhe aq e lehtë.
Por pasi njihesh me ambjetet që të ofron “Gardenland Resort” vendimi që duhet të marrësh , nuk vonon.
Ndodhet vetëm 15 kilometër larg shkodrës konkretisht përgjatë rrugës nacionale Bushat-Barbullush.
Duket sikur aty gjen paqe me veten.
Natyrë plot jetë, një super pishinë, akomodim fantastik dhe mbi të gjitha ushqim Bio.
Bio sepse drejtues të këtij resorti gjigand kanë menduar në detaj për të gjitha, duke ngritur ferma të posaçme si për perimet, frutat, por edhe për mishin e bagëtive.
Një mrekulli më vete është pishina në Gardenland Resort ndër më të mëdhatë në Ballkan.
Ajo ka një hapsirë prej afro 5500 metër katror, me 600 shezlone dhe kapacitete akomoduese deri ne 800 persona.
“Gardenland Resort” ka një kapacitet prej 50 dhomash dhe 120 shtretër sipas kategorive të ndryshme.
Ambjentet shplodhëse, baret, restorantet dhe ambjentet sportive janë mjaft të favorshme për të garantuar pushimin e duhur.
Gardenland Resort bën edhe organizime nga më të ndryshmet për të gëzuar sa më shumë fëmijët dhe të rriturit në mënyrë që të mbeten të kënaqur në eksperiencën Gardenland.