Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve
Më duhet t’ju them se ky është një takim vërtetë shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të ndarë mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe administratës amerikane për hapin e madh që ne mundet dhe duhet të ndërmarrim, i cili na afron më shumë Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Planin e Ri të Rritjes dhe integrimin në tregun e brendshëm të BE. Kjo e fundit ka qenë e mundur deri sot vetëm për shtetet anëtare të Bashkimit Europian, tha Rama.
Prandaj ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e shkëlqyer, e cila nuk duhet humbur dhe ja pse është thelbësore që ne t’ia dalim të punojmë së bashku, të gjashtë shtetet e Ballkanit dhe është esenciale që të vendosim qytetarët tanë të parët a ta lëmë politikën e historinë anash. Sepse çfarëdolloj gjëje që do të bëjmë dhe nëse do mundemi ta bëjmë gjatë kësaj kohe për të përfunduar detyrat në muajt në vijim, do të përcaktojë sesi do të jenë vendet tona në fund të kësaj dekade, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare .